Mashtroi, 4 vite burg për ish-lojtarin e Schalkes

Futboll

Mashtroi, 4 vite burg për ish-lojtarin e Schalkes

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 18:31
Mashtroi, 4 vite burg për ish-lojtarin e Schalkes

Një ish-futbollist i Schalkes është dënuar me 4 vite burg në Gjermani, pas ka mashtruar duke trilluar vdekjen e tij, në mënyrë që të përfitonte para nga siguracioni për jetën.

Hianik Kamba, tashmë 35-vjeçar, si dhe bashkëshortja e tij, janë dënuar me 3 vite e 10 muaj burg për mashtrimin që kryen për të përfituar 1,2 milionë euro nga paratë e siguracioneve.

Gjithçka nisi në vitin 2016, kur Kamba u raportua se kishte udhëtuar drejt vendlindjes së tij, RD Kongo, ndërsa vdiq atje në një aksident me makinë.

Lajmi bëri bujë asokohe dhe ish-bashkëlojtarë të tij  në vitet kur kishte qenë pjesë e të rinjve të Shalkes, mes të cilëve Manuel Neuer, dërguan mesazhe ngushëllimi. Portieri i përfaqësueses gjermane shkoi deri aty sa mblodhi para për vejushën e “të ndjerit”.

Por të dy kishin nënshkruar gjashtë muaj para “vdekjes” një kontratë sigurimi mbi jetën me vlerë 600 mijë euro, që dyfishohej në rast të një vdekje aksidentale. Pasi u zbulua se Kamba ishte gjallë e shëndosh, nisën hetimet dhe tashmë është vërtetuar se gjithçka është organizuar nga çifti për fitime financiare ndaj të dy kanë përfunduar pas hekurave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat