Tifozi që e goditi lojtarin, merr një shuplakë të fortë

Futboll

Tifozi që e goditi lojtarin, merr një shuplakë të fortë

Më: 21 nëntor 2021 Në ora: 22:04
Tifozi që e goditi Payetin e ha një shuplakë të fortë

Tifozi që e goditi Payetin e ha një shuplakë të fortë nga tifozët e tjerë!

Një tifoz, i cili e goditi me shishe të ujit në kokë Dimitry Payetin dhe e shkaktoi ndërprerjen e ndeshjes Lyon – Marseille, e hëngri një shuplakë të fortë më vonë nga tifozët e vet.

Ndeshja derbi e Ligue 1 në Francë mes Lyonit dhe Marseilles u ndërprerë, për shkak se një tifoz në kokë sulmuesin e Marseille Dimitry Payet.

Gjyqtari i urdhëroi lojtarët të kthehen në zhveshtore në minutën e 7-të, pasi Payet u godit me shishe të ujit në kokë kur po tentonte ta rivinte topin në lojë nga këndi.

Por ky veprim i pamatur i kushtoi atij me shuplakë gojës në tribuna. Një tifoz tjetër i Lyonit shihet duke e qortuar atë para se ta godasë me shuplakë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat