Alcantara mohon zërat për rikthimin te Barcelona

Futboll

Alcantara mohon zërat për rikthimin te Barcelona

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 17:32
Thiago Alcantara

Mesfushori spanjoll së fundmi është përmenduar për një rikthim në La Liga.

Emri i Thiago Alcantaras është diskutuar shumë ditëve të fundit për një rikthim tek Barcelona.

Thuhej se Xavi Hernandez ka kërkuar që në edicionin e ardhshëm drejtuesit ta rikthejnë në klub Alcantaran.

Megjithatë, futbollisti i Liverpoolit ka thënë se ëshët i fokusuar te ekipi i tij.

“Nuk më interesojnë këto thashetheme të ditëve të fundit”.

“Jam i fokusuar tek detyra që kam për ekipin tim dhe për vitet që kam me ekipin tim”, tha Alcantara.

Alcantara ishte pjesë e Barcelonës gjatë viteve 2006-2013, më pas kaloi te Bayerni para se ti bashkohej Liverpoolit në vitin 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat