Në pritje të derbit të madh, Gjilani - Drita! Sermaxhaj: Përballje e mirë për të marrë kreun e Superligës 

Futboll

Në pritje të derbit të madh, Gjilani - Drita! Sermaxhaj: Përballje e mirë për të marrë kreun e Superligës 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 18:08
Genc Sërmaxhaj

Gjilani – Drita, dy rival të përbetuar e të një qyteti, që luajnë në të njëjtin stadium, me pikë të barabarta (25’) janë në dy vendet e para të elitës së futbollit të Kosovës, pasnesër (13.00) ndeshen mes vete.   

Gjilani kryeson në saje të goldallimit më të mirë (18:12) në renditje ndaj Dritës (14:9).

Derbi më i madh në vendin tonë, pasnesër pritet me padurim nga tifozët “Skifterat” e Gjilanit dhe “Intelektualët” e Dritës, por edhe në përgjithësi të Kosovës e më gjerë.

Genc Sermaxhaj, ish futbollist i shquar i këtyre dy skuadrave, një kohë reprezentues i Kosovës dhe  aktualisht analist, tha se është një ndeshje, një derbi i madh dhe se si njëra palë po ashtu edhe tjetra kanë lojtarë cilësorë.  

“Një lojë derbi ku pritet të jetë mjaftë e zjarrtë brenda vijave të fushës dhe pritet secili rezultat i mundshëm.

Te dyja janë në maje dhe mund të jenë të kujdesshme në pjesën e parë të lojën, megjithatë, unë mendoj se ekipi që mund ta fitoj ndeshjen duhet të jetë më kërkuese gjatë lojës pa qenë aspak e rezervuar. 

Për dallim nga ndeshja e parë e luajtur në ‘Fadil Vokrri’, kjo mund të jetë me e gjallë dhe më atraktive edhe për të gjithë ndjekësit.

Të dyja ekipet kanë lojtarë të mirë dhe po ashtu kanë edhe pjesët më të mira dhe të dobëta ku mund të dënohen dhe të shënojnë me lehtësi.

Gjilani mund të shfaqet më e rrezikshme në ndërprerje dhe do t’i kërkoj vazhdimisht gjatë gjithë ndeshjes. Drita do të kërkoj përmes lojës të shënoj, mirëpo duhet të jetë më e shpejt në lëvizjet e topit dhe lojtarëve.

Përballje e mirë për të marrë kreun e Superligës”, thotë Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat