Zvicra e mban premtimin i dërgon 9.3 kg çokollatë Irlandës së Veriut!

Futboll

Zvicra e mban premtimin i dërgon 9.3 kg çokollatë Irlandës së Veriut!

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 17:05
Zvicra e mban premtimin i dërgon 9.3 kg çokollatë Irlandës së Veriut!

Që Zvicra siguroi kualifikimin direkt në Botërorin Katar 2022 duhet të falenderojë edhe Irlandën e Veriut e cila arriti të frenonte Italinë në një barazim pa gola në Belfast.

Mënyra më e mirë për t’i falenderuar britanikët ka qenë duke mbajtur premtimin të cilin zviceranët u kishin bërë para ndeshjes ku u kishin premtuar një sasi të caktuar cokollatash zvicerane të cilat njihen si më të mirat në botë nëse do të frenonin Italinë.

Federata e Futbollit të Zvicrës ka publikuar një video interesante. Në të shihet trajneri i përfaqësueses helvete, Murat Yakin duke peshuar çokollata zvicerane, dhe duke i paketuar ato për tia  dërguar për përfaqësueses së Irlandës së Veriut. Në total, bëhet fjalë për 9.3 kilogramë çokollatë që Zvicra e ka dërguar në Britaninë e Madhe.

Yakin kishte premtuar se do të dërgonte nga 100 gram çokollatë për secilën prej 93 minutave, në të cilat Irlanda e Veriut nuk pësoi gol kundër italianëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat