Sllovenët e lanë pa fjalë Conten: Kjo është humbje e madhe për ne

Futboll

Sllovenët e lanë pa fjalë Conten: Kjo është humbje e madhe për ne

Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 23:45
Sllovenët e lanë pa fjalë Conten: Kjo është humbje e madhe për ne

Në Ligën e Konferencës nuk kanë fund çudirat. Pas humbjes së thellë të Romës ndaj Bodo/Glimt, një tjetër surprizë u regjistrua mbrëmjen e sotme. Totenhemi u mposht 2:1 nga rivalët modestë të Muras nga Sllovenia, në një sfidë ku spërsat luajtën për gati 70 minuta me 10 lojtarë.

Pas ndeshjes, Conte u shpreh se humbja ishte e rëndë, ndërsa bëri prapakthehu me deklarata duke thënë se ka 3 javë që e ka kuptuar që Totenhemi nuk është skuadër e nivelit të lartë.

‘’Kjo është humbje e madhe për ne. Paraqitje ishte e dobët. E dimë që kemi shumë punë përpara. Ky është moment i vështirë për ne. Duhet durim që të përmirësohemi. Ishim të dobët jo vetëm teknikisht, por edhe nga ana psikike. Do duhet kohë për ta rikthyer Totenhemin sërish.

Të jem i sinqertë që pas tre javëve kam filluar të kuptoj situatën. Mund t’iu them situata nuk është e thjeshtë. Në këtë moment, Totenhemi nuk është në nivelin e lartë”, u shpreh Conte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat