Bardhi dhe Mustafi mbeten pa trajner

Futboll

Bardhi dhe Mustafi mbeten pa trajner

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 14:15
Bardhi dhe Mustafi mbeten pa trajner

Levante është skuadra e vetme spanjolle që nuk ka marrë akoma fitoren e parë sezonale në La Liga.

Ekipi iberik, pjesë e të cilëve është edhe Enis Bardhi e Shkodran Mustafi, renditet në vend të fundit me 7 pikë pas javës së 15-të.

Drejtuesit e klubit nuk kanë duruar më dhe kanë shkarkuar trajnerin Javier Pereira.

55-vjeçari mori drejtimin e Levantes më 7 tetor, por nuk regjistroi asnjë fitore dhe ka nisur pushimet e parakohshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat