Kulusevski: E dimë që është një moment i vështirë

Futboll

Kulusevski: E dimë që është një moment i vështirë

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 11:53
Kulusevski: E dimë që është një moment i vështirë

Dejan Kulusevski u rikthye që të lëshojë shkëndija në transfertën me Salernitanën, paraqitja e të cilit nuk kishte se si të mos përgëzohej edhe në vendlindjen e tij, ndërsa suedezi premtoi edhe më shumë në vazhdim.

“E dimë që është një moment i vështirë për skuadrën, por edhe për mua nuk ka qenë e lehtë. Fatmirësisht u rikthyem te fitorja me Salernitanën dhe vërtet bëra një ndeshje shumë të mirë, kjo ndoshta edhe si rrjedhojë e manovrës ndryshe që na garantoi moduli i ri.

Pas ndeshjes të gjithëve na pëlqeu mënyra më ofensive që shfaqëm me 4-2-3-1, një skemë e cila edhe mua më jep më shumë lirshmëri në fushë dhe hapësirë për të dhënë më të mirën time.

Shumë pak ndeshje si titullar? Kjo është edhe për fajin tim, por unë nuk jam nga ata tipa që dorëzohem. Jam gati të ndihmoj Juventusin sa të mundem”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat