Mourinho i faturon fajin arbitrit

Futboll

Mourinho i faturon fajin arbitrit

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 12:49
Mourinho i faturon fajin arbitrit

Roma nuk ka treguar aspak siguri këtë sezon, teksa verdhekuqtë kanë patur gjithmonë ulje-ngritje përgjatë këtij edicioni.

Së fundmi skuadra e Mourinho-s u mposht nga Bologna, por si herët e tjera trajneri portugez nuk e ka pranuar humbjen, por duke ia faturuar arsyet arbitrit të takimit.

Sipas tij, lojtarët e tij janë ndëshkuar me shumë kartona të verdhë dhe si pasojë do t’i duhet të krijojë një skuadër të re për ndeshjen ndaj Interit.

“Ky është një skandal. Tani ndaj Interit duhet të shpik një totalisht skuadër të re.

Sa mirë që e ndërrova Mançinin në kohë, pasi shumë shpejt do të ishte ndëshkuar dhe ai me karton të verdhë. Ka pasur disa dëmtime përpara dhe gjatë ndeshjes”- u shpreh Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat