Bejtullai flet për fitoren kundër Pelisterit

Futboll

Bejtullai flet për fitoren kundër Pelisterit

Nga: K.G. Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 20:49
Bejtullai flet për fitoren kundër Pelisterit

Skuadra e Shkendijës ka arritur të mposht me rezultat 2:1 Pelisterin nga Manastiri, në kuadër të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Futbollisti i Shkëndijes nga Tetova, Egzon Bejtullai, i cili u godit nga një fishekzjarrë, i hedhur nga “ballistët”, ka folur për rezultatin por nuk ka thënë asgjë për incidentin. 

“Ne e nisëm mirë ndeshjen, patëm shumë raste për të shënuar.

Por futbolli është i tillë, kundërshtari pa asnjë rast ka arritur të shënojë gol nga gjuajtja e lirë. E analizuam pjesën e parë dhe të motivuar u futëm në pjesën e dytë, në fund arritëm të sigurojmë një rezultat pozitiv”, tha mbrojtësi.

Në xhiron e radhës Shkendija do të përballet me liderin Shkupi i cili sot siguroi vendin e parë në pjesën vjeshtore të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat