Guardiola mohon zërat e transferimit të Olmon

Futboll

Guardiola mohon zërat e transferimit të Olmon

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 19:33
Pep Guardiola

Dani Olmo është lojtari që po përflitet për një transferim të mundshëm te Manchester City në Premier League.  Olmo është gjithashtu njëri nga sulmuesit e ri më të mirë në Evropë, por kjo nuk mjafton që trajneri Pep Guardiola ta transferojë atë dhe ta ketë nën urdhrat e tij.

Manchester City duket se nuk është i interesuar për lojtarin e Leipzig dhe këtë tanimë e ka konfirmuar edhe trajneri Pep Guardiola.

“Ne nuk jemi të interesuar. E them këtë, por duhet theksuar se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Unë e admiroj faktin që ai pati guximin të largohej nga Barcelona për të shkuar në Kroaci dhe për të treguar talentin e tij”, ka  deklaruar Guardiola.

Ironia e fatit i vendos nesër të dy protagonistët përball njëri-tjetrit, sepse Manchester City do të përballet me Laipzig në Champions League.

Lojtari spanjoll vite më parë ka qenë pjesë e Barcelonës, skuadër që tani me në krye Xavi Hernandez ka shprehur dëshirën për ta rikthyer sërish në “Camp Nou”, por për lojtaringjithashtu ka interesime edhe nga skuadra të tjera të Premier Leagues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat