Friedkin shqetësohet për ecurinë e Romës

Futboll

Friedkin shqetësohet për ecurinë e Romës

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:15
Friedkin shqetësohet për ecurinë e Romës

“Roma nuk është ndërtuar në një ditë”. Këtë shprehje mbarëbotërore e di mirë edhe pronari i klubit të Romës, Dan Friedkin, që pavarësisht rezultateve negative të verdhekuqve në javët e fundit, ka konfirmuar mbështetjen maksimale ndaj Jose Mourinhos.

Bosi amerikan i verdhekuqve ka bërë një takim me trajnerin në një moment negativ, ku skuadra ka humbur 7 nga 17 ndeshjet e fundit dhe jo vetëm që i ka konfirmuar besimin, por ka folur edhe për planet e merkatos.

Ecuria e Romës sigurisht që nuk ka qenë nga më të mirat dhe në takimin mes palëve, është evidentuar edhe fakti që verdhekuqtë kanë një mesatare prej 1.56 pikësh për ndeshje, aq sa më keq kanë bërë vetëm dyshja Luis Enrique-Zeman.

Thënë këtë, për momentin besimi ndaj Jose Mourinhos nuk vihet në dyshim, megjithatë presidenti Friedkin është përpjekur të zgjojë sadopak ambientin verdhekuq, për të rikthyer edhe njëherë entuziazmin e fillim-sezonit.

Sa i përket merkatos, tekniku portugez ka marrë premtimin se klubi do të provojë t’i sjellë një qendërmbrojtës të besueshëm në merkaton e janarit, si dhe një mesfushor me eksperiencë, të cilëve padyshim do t’u bashkohet edhe mbrojtësi i majtë Leonardo Spinnazola, i cili është drejt rikuperimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat