Ramos me koment interesant

Futboll

Ramos me koment interesant

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 19:28
Ramos me koment interesant

Sergio Ramos ka dhënë disa komente interesante së fundmi, në një paraqitje të tij para medieve.

Ish-kapiteni i Real Madrid është pyetur për lojtarët që ka njohur, por për anën e tyre jashtë fushave të blerta.

I pyetur se kush nga lojtarët është njeriu më i mirë që njeh, Ramos ka zgjedhur mesfushorin kroat, Luka Modriç.

“Personi më i mirë që njoh në futboll… ka shumë, por mendoj se Luka Modriç”, ka thënë Ramos.

“Unë kam raporte të mira me të. Është vëllai im”, shtoi spanjolli.

Ramos dhe Modriç ishin shokë skuadre te Real Madridi, në kohën e artë të kësaj skuadre, kur fitoheshin tri Champions League radhazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat