Broja zgjedh të profilizohet me shqiponjën

Futboll

Broja zgjedh të profilizohet me shqiponjën

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 15:10
Broja zgjedh të profilizohet me shqiponjën

Armando Broja ka marrë gjithë vëmendjen e Premier League.

Sulmuesi që zotërohet nga Chelsea ka arritur që të shënojë tre gola nga katër takimet që e ka nisur si titullar. Në dy ndeshjet e fundit në të cilat ka shënuar, sulmuesi ka festuar me shqiponjë.

Jo pak krenari ka edhe në Shqipëri për këtë djalosh, teksa na mungonte një lojtar që të ishte pjesë e kampionatit më të fortë në botë.

Së fundmi Armando Broja ka vendosur si foto të parë në profilin e tij të Instagram një foto ku shihet duke festuar me shqiponjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat