Kundër Federatës

Futboll

Kundër Federatës

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 18:01
Kundër Federatës

Asambleja e LaLiga është mbledhur ditën e sotme dhe ka votuar për një nga çështjet kryesore të futbollit spanjoll.

37 klube janë shprehur pro marrëveshjes me fondin financiar të kapitaleve, CVC, për një kredi 50-vjeçare që do t’i sjellë klubeve të ardhura të rëndësishme.

Real Madrid, Barcelona dhe Athletic Bilbao dolën sërish kundër, ndërsa aty iu shtua edhe Ibiza UD. Gjithashtu pati edhe një klub që abstenoi.

Pak ditë më parë Federata Spanjolle e Futbollit doli me një komunikatë zyrtare dhe theksoi se një marrëveshje e tillë është kundër ligjeve të shtetit spanjoll dhe se pjesë e ligës nuk mund të bëhet dot një palë e tretë, për më tepër një fond financiar kapitalesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat