Sahiti asiston për Hajdukun, kthehen me një pikë nga Zagrebi

Futboll

Sahiti asiston për Hajdukun, kthehen me një pikë nga Zagrebi

Nga: Kemajl Goca Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 20:57
Sahiti asiston për Hajdukun, kthehen me një pikë nga Zagrebi

Futbollisti shqiptar, Emir Sahiti, vazhdon me formën e mirë në radhët e skuadrës me renome kroate, Hajduku nga Spliti.

Hajduku barazon me rezultat 3:3 në Zagreb ndaj Lokomotivës. 

Sahiti asistoi në minutën e 33-të, Livaja shënon për 1:1.

Për Lokomotivën shënuan Elez (11'-autogol), Mariq (63'), Katiq (86'-autogol) dhe për Hajdukun realizuan Livaja (33'), Mlakar (76' e 80'). Sahiti u zëvendësua në minutën e 46-të. 

Enis Cokaj e Jon Mersinaj luajtën titullarë për Lokomotivën. Indrit Tuci në minutën e 85-të u fut në lojë për Lokomotivën.

Hajduku renditet në vend të tretë me 34 pas 18 jave në Kampionatin e Kroacisë, ndërsa Lokomotiva është në të 6-tin me 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat