Një eurogol i Delaney i dhuron fitoren Sevillës

Futboll

Një eurogol i Delaney i dhuron fitoren Sevillës

Më: 11 dhjetor 2021 Në ora: 23:09
Një eurogol i Delaney i dhuron fitoren Sevillës

Një eurogol i Thomas Delaney i dhuroi Sevilla-s fitoren 0-1 në Bilbao përballë Athletic vendas. Lojtari danez realizoi një eurogol në minutën e 38-të, duke konfirmuar skuadrën andaluziane në vend të dytë të kampionatit spanjoll.

Vendasit luajtën shumë mirë, krijuan raste të shumta, goditën edhe dy herë shtyllën në pjesën e parë, por nuk ia dolën të gjejnë rrugën e rrjetës.

45 minutat e dyta ishin tepër të luftuara, por rastet për gol munguan, përveç minutës së 69-të, kur Iker Munian ishte afër barazimit.

Në fund 0-1 për djemtë e Lopeteguit, të cilët siguruan triumfin e dytë radhazi në kampionat, ndërsa Athletic regjistron ndeshjen e tetë radhazi pa fitore në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat