Ibra hyn në histori

Futboll

Ibra hyn në histori

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 00:04
Ibra hyn në histori

Zlatan Ibrahimoviç nuk e ndjen aspak peshën e viteve edhe pse ka kaluar moshën 40-vjeç. Sulmuesi suedez vazhdon të shënojë dhe vendosë rekorde të reja që për shumëkënd duken të paarritshme.

Me golin e shënuar ndaj Udineses, ai u bë futbollisti i vetëm që arrin një shifër të cilën e kanë prekur dhe kaluar vetëm ata që kanë dominuat thuajse dy dekadat e fundit, Lionel Mesi dhe Cristiano Ronaldo.

Ibra arriti kuotën e 300 golave të shënuar në 5 kampionatet e mëdha të Europës që nga fillimi i mijëvjeçarit.

Para tij këtë gjë e kanë bërë vetëm Kristiano Ronaldo (483 gola) dhe Lionel Mesi (475 gola). Aspak keq për një lojtar të cilin kur u nis drejt SHBA-ve në vitin 2018, shumëkush e etiketoi si të mbaruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat