Vllaznia vuan por fiton

Futboll

Vllaznia vuan por fiton

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 18:54
Vllaznia vuan por fiton

Vllaznia kthehet përsëri kërcënuese për skuadrat e kreut në Superiore. Ekipi shkodran ka mundur me shifrat 2-0 Skënderbeun dhe i është bashkuar në kuotën e 23 pikëve skuadrës së Kukësit në vendin e dytë në klasifikim.

Në duelin e zhvilluar në “Loro Boriçi” vendasit e kanë nisur më mirë ndeshjen, duke thumbuar portën e Rexhepit e duke kërkuar që të gjenin një gol të shpejtë, por për të parë rrjetën të tundej duhej pritur minuta e 23-të e sfidës kur Hoxhaj devijoi një gjuajtje me kokë të Krujës.

Më pas, Vllaznia u tërhoq paksa në gjysmëfushën e saj duke menduar të administronte rezultatin. Kjo bëri që Skënderbeu të shfaqej shumë agresiv në pjesën e dytë të ndeshjes dhe të kërkonte me ngulm golin e barazimit, duke rrezikuar vazhdimisht para Zogoviç.

Por një kundërsulm i shkëlqyer i Çobës në fund solli edhe golin e Aralica, i cili vulosi këtë sukses për ekipin shkodran.

VLLAZNIA-SKËNDERBEU 2-0
23′ Hoxhaj, 89′ Aralica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat