Probleme me frymëmarrje

Futboll

Probleme me frymëmarrje

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 20:30
Probleme me frymëmarrje

Napoli ka humbur rrugen dhe sot ka ardhur nje humbje e rende ne “Maradona Stadium” ndaj Empolit. Goli i Patrick Cutrone prish jo pak planet e Spallettit, qe duhet te perfitonte nga barazimi i Milanit dhe ti largohej ndjekes se Atalanta-s. Keshtu, skuadra axurre e gjen veten ne vend te katert tashme brenda ne me pak se nje muaj…

Dhe, ndeshja e radhes do te jete ndaj Mialnit, ne San Siro, perpara se viti te mbyllet me Spezia. Kjo ishte humbja e dyte radhazi per Napolin dhe e treta ne kete Serie A pas atyre ndaj Inter dhe Atalanta, shkruan Telesporti.

Dhimbja e fytit dhe kolla e shqetësonin edhe para ndeshjes. Dhe kur kjo sëmundje u bë e padurueshme, Piotr Zielinski duhej të ndalonte. Kur u shfaqën vështirësi në frymëmarrje, mesfushori nuk kishte zgjidhje dhe kërkoi të zëvendësohej. Rreth njëzet minuta, kaq zgjati ndeshja kundër Empolit per polakun: ai u transportua menjëherë në dhomat e zhveshjes për vizita dhe lajme të mëtejshme mbi gjendjen e tij dhe, në veçanti, se çfarë e shkaktoi atë sëmundje.

Mimika dhe shprehja e fytyrës shpjegojnë mirë se si është ndjerë në momentin e zëvendësimit: dora në fyt, sytë që i dhembin, afrohet te stoli dhe përkulet në gjunjë. Trajneri i Napolit nuk u mendua dy herë, duke futur Lorenzo Insigne në vend të tij.

Dalja e Zielinskit nga fusha është një tjetër pengesë/dëmtim që prek skuadrën e Luciano Spalletti-t: në mesfushe ai humbi edhe Lobotka (problem muskulor) dhe do të duhet të kuptohet nëse polaku do të jetë në dispozicion apo jo për ndeshjet e fundit të vitit: ndeshjen e madhe në San Siro kundër Milanit dhe ndeshjen kundër Spezias.

Mungesat mes bluve kanë kufizuar dhe detyruar zgjedhjet e trajnerit. Të rënda ato të Koulibaly (dëmtim muskulor) dhe Osimhen (ky i fundit rifilloi stërvitjen menjëherë pas operacionit të pësuar në fytyrë për traumën dhe dëmtimet e marra në Milano kundër Interit).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat