E çuditshme, tifozët ‘Plisat’ kërcënojnë rëndë Krasniqin

Futboll

E çuditshme, tifozët ‘Plisat’ kërcënojnë rëndë Krasniqin

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 21:47
E çuditshme, tifozët ‘Plisat’ kërcënojnë rëndë Krasniqin

Tifozët “Plisat” kërcënojnë trajnerin e juniorëve të Prishtinës, Leotrim Krasniqi. 

“Personi në foto dhe në video është Leotrim Krasniqi - trajner i juniorëve të klubit futbollistik PRISHTINA. 

Ky person siç shihet në video hyn në postë dhe prej një numri të panjohur i dërgon sms babait të njërit prej lojtarëve junior të Prishtinës.

Në sms e keni dhe e shihni përmbajtjen kërcënuese që e posedon, andaj prej këtij momenti PLISAT nuk i garantojnë siguri në qytet e askund tjetër personit në fjalë - Leotrim Krasniqit.

Ky person i cili kërcënon prindin dhe familjen e lojtarit nuk ka vend  ASKUND në Prishtinë, shpresojmë që këto raste të tilla do të dënohen gjithmonë! Ne u qëndrojmë PRAPA gjithmonë atyre që ua dojnë të mirën Prishtinës, e sidomos lojtarëve të cilët i mbrojnë ngjyrat bardh e kaltër!”, shkruan në faqen e “Plisave”.

VIDEO

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat