Vinicius: Zhvilluam ndeshje të mirë, duhet të vazhdojmë kështu

Futboll

Vinicius: Zhvilluam ndeshje të mirë, duhet të vazhdojmë kështu

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 00:00
Vinicius Junior

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior është deklaruar i lumtur me fitoren ndaj Atletico Madridit.

Braziliani asistoi dy herë te golat e Benzemas dhe Asensios, që i sollën fitoren Realit në derbin madrilen.

Pas ndeshjes, Vinicius tha se duhet të vazhdojnë në këtë mënyrë që në fund të arrijnë të fitojnë tituj.

“Mendoj se zhvilluam lojë të mirë, ishim të mirë në sulm dhe mbrojtje. Skuadra duhet të vazhdojë kështu dhe kush e di, ndoshta në fund festojmë me shumë tituj”.

“Unë provojë të ndihmojë skuadrën duke shënuar gola ose i asistuar ata”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Real Madrid është lider i vetëm në La Liga me 42 pikë të tubuara, tetë më shumë se Sevilla që zë pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat