​PSG-Real e United-Atletico, hidhet për së dyti shorti i Championsit

Futboll

​PSG-Real e United-Atletico, hidhet për së dyti shorti i Championsit

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 15:28
PSG do të luajë kundër Real Madridit, ndërsa Manchester United ndaj spanjollëve të Atletico Madrid

UEFA hodhi përsëdyti shortin e fazës së 1/8-ve të Ligës së Kampionëve pas problemeve teknike që pati në të parën.

E vetmja përballje që mbeti e njëjtë si në shortin e kaluar ishte ajo ndërmjet kampionëve evropianë të Chelseat dhe francezëve te Lille.

PSG do të luajë kundër Real Madridit, ndërsa Manchester United ndaj spanjollëve të Atletico Madrid.

Liverpool do të kërkojë çerekfinalen duke kaluar Interin, ndërsa Bayern do të ketë përballë Sportingun.

Ndeshjet e para të kësaj faze do të luhet më 15/16/22/23 shkurt ndërsa ato të kthimit më 8/9/15/16 mars.

Çiftet:

Salzburg vs Bayern Munich

Sporting Lisbon vs Manchester City

Benfica vs Ajax

Chelsea vs Lille

Atletico Madrid vs Manchester United

Villarreal vs Juventus

Inter Milan vs Liverpool

Paris Saint-Germain vs Real Madrid

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat