Inter-Liverpool, Ranieri i tregon “recetën” e fitores zikaltërve

Futboll

Inter-Liverpool, Ranieri i tregon “recetën” e fitores zikaltërve

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:48
Claudio Ranieri

Interi “peshkoi” ditën e djeshme në hedhjen e shortit të Champions League skuadrën angleze të Liverpool. Një sfidë mes “titanësh” do të jetë ajo mes zikaltërve dhe “The Reds”.

Për këtë përballje ka dhënë një intervistë edhe ish-trajneri i Interit, Claudio Ranieri, i cili aktualisht është në stolin e skuadrës së Watford.

Për “La Gazzeta dello Sport”, Ranieri është shprehur se ish-skuadra e tij i ka shanset për të kaluar “pengesën” Liverpool.

Gjatë intervistës tekniku i Watford nuk nguroi t’i jepte Interit edhe “recetën” e suksesit kur të përballet kundër “The Reds”.

“Do të jetë një lojë e bukur dhe rezultati nuk mund të parashikohet. Liverpooli është vërtet i fortë, por ju mund të shihni duart e Inzaghit te Interi. Ai ka trashëguar një ekip fitues nga  Conte dhe ishte e kuptueshme të kishim disa dyshime pas shitjeve të Romelu Lukakut dhe Achraf Hakimit, por Interi po ecën me hap të madh tani”, shprehet fillimisht Ranieri.

Ka dhe 3 këshilla për Interin se si fitohet kjo përballje.

“Së pari duhet t’i përballojnë të dyja ndeshjet me vendosmëri dhe pa komplekse inferioriteti. Asnjëherë nuk duhet të merret asgjë si e mirëqenë në futboll.

Së dyti, ata duhet të kufizojnë gabimet. Gabimet mund të jenë vendimtare në Champions League, veçanërisht kundër klubeve të mëdha. Ka momente në fushë kur ka ndjenja pozitive ose negative, ndaj duhet të dëgjohen dhe të veprohet në përputhje me rrethanat.

Së treti, nuk duhet të lejojnë që atmosfera e Anfield t’i prekë, ndryshe nuk do të shkojnë larg”, përfundoi Ranieri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat