Objektivi i italianëve

Futboll

Objektivi i italianëve

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 12:22
Objektivi i italianëve

Simon Kjaer ishte shndërruar së fundmi në një nga liderët e repartit defensiv të Milan, mirëpo danezi pësoi një dëmtim të rëndë në ligamente dhe mund ta konsiderojë si të mbyllur këtë sezon. Tashmë, drejtuesve kuqezinj iu lind nevojë për të bërë një ndërhyrje në merkaton e janarit dhe për të mbushur boshllëkun e lënë në prapavijë nga Kjaer.

Objektivi i italianëve është futbollisti i Lille, Sven Botman, i cili ka tërhequr vëmendjen e Maldinit dhe Massaras. Holandezi 21-vjeçar ka treguar cilësi në rolin e qendërmbrojtësit, teksa jo më kot klubi francez nuk pranon negociata nën shumën e 25 milionë eurove.

Aq më tepër që Lille është ende në Champions League dhe ka kaluar për në raundin e 1/8-tave teksa përballet me Chelsea dhe mendon të mos e dobësojë organikën e saj.

Megjithatë, një këmbëngulje e kuqezinjve kombinuar me përmbushjen e kërkesave financiare do të bënte që Lille të dorëzohej. Sakaq, Milan mban nën vëzhgim edhe Christensen të Chelsea, apo Luiz Felipe të Lazio dhe Bremer të Torinos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat