Liverpool e do Vinicius Juniorin në verë

Futboll

Liverpool e do Vinicius Juniorin në verë

Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 15:28
Vinicius Junior

Liverpool është i interesuar për të transferuar sulmuesin e Real Madridit, Vinicius Junior gjatë afatit të ardhshëm veror për të zëvendësuar yllin e skuadrës Sadio Mane.

Mane dhe Mohamed Salah iu skadon kontrata në fundin e sezonit tjetër dhe Klopp thuhet se do ta largojë njërin prej tyre.

Sipas “Defensa Central”, tekniku gjerman është gati ta lejojë Manen të largohet nga “Anfield” verën tjetër.

Sidoqoftë, përpos kësaj, Klopp tashmë ka gjetur edhe pasuesin afatgjatë të Mane, që është ylli i Real Madridit, Vinicius Junior.

Braziliani është duke shijuar sezonin më të mirë në karrierë nën urdhrat e Carlo Ancelottit dhe në 23 ndeshje këtë edicion, ka arritur të shënoi 21 gola.

Sidoqoftë, transferimi i Vinicius nuk do jetë aspak i lehtë, ngase thuhet se është thjeshtë i ‘pamundur’ shkaku që Reali dëshiron që të bëjë partneritet mes brazilianit dhe Kylian Mbappes në sezonin tjetër.

Nga ana tjetër, as Vinicius nuk ka shprehur dëshirë për largim, përkundrazi në intervistat e fundit ka deklaruar se është i hapur për rinovimin e kontratës, gjë që për të cilin klubi madrilen është duke punuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat