Sermaxhaj për Kombëtaren e Kosovës: Gjithçka është e mundur 

Futboll

Sermaxhaj për Kombëtaren e Kosovës: Gjithçka është e mundur 

Nga: Kemajl Goca Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 20:15
Sermaxhaj për Kombëtaren e Kosovës: Gjithçka është e mundur 

Kosova njeh rivalët në Grupin 2 të Ligës së Kombeve, divizioni C.

Rivalët e Kosovës janë Irlanda Veriore, Greqia dhe Qipro ose Estonia.

Duket një grup jo edhe aq i fortë por jo edhe i lehtë, kur kihet parasysh se Greqia ka një ekip të mirë gjithashtu edhe Irlanda Veriore.

Analisti i futbollit, Genc Sermaxhaj, tha se është një grup i arsyeshëm.

“Grup i lehtë e i arsyeshëm nëse merret me seriozitet e përgjegjësi. 

Ngase asgjë tjetër nuk është e lehtë natyrisht. Në letër duket i arsyeshëm dhe për të duhet të bëhet angazhim i madh dhe qasje serioze. Lojë me nivel të lartë, përndryshe mund të komplikohen gjërat. 

Shpresojmë të kthehen të lënduarit e të shtohen minutazhet e tyre. Të kemi ardhje të reja e cilësore. 

Gjithçka është e mundur”, thotë Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat