Sa mund të përfitojë Shqipëria nga turneu?

Futboll

Sa mund të përfitojë Shqipëria nga turneu?

Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 17:34
Sa mund të përfitojë Shqipëria nga turneu?

Liga e Kombeve është jo vetëm një mundësi për Shqipërinë që duke fituar Ligën B të ketë mundësinë që të ngjitet në kategorinë elitare (Liga A), por në të njëjtën kohë vendi i parë në Grupin B2 do t’i garantonte një shumë të rëndësishme prej 2 milionë e 250 mijë eurosh.

Pa dyshim që ky është një stimul jo i vogël për të vazhduar për t’u rritur edhe më shumë.

Gjithsesi, UEFA nuk ndalet vetëm këtu me bonuset që jep për kombëtaret protagoniste.

Arritja në gjysmëfinale të garanton të paktën 7 milionë euro për vendin e katërt; 8 milionë euro për vendin e tretë; 9 milionë euro për finalisten humbëse (vendi i dytë) dhe 10.5 milionë euro për fituesen e turneut.

Kujtojmë se kombëtaret që kanë fituar dy kompeticionet e para të Ligës së Kombeve, janë Portugalia dhe Franca, në sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat