Shqiptarët me Lazion triumfojnë ndaj Genoas

Futboll

Shqiptarët me Lazion triumfojnë ndaj Genoas

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 20:24
Shqiptarët me Lazion triumfojnë ndaj Genoas

Lazio arkëton tre pikë të mëdha dhe i japin sado kudo qetësi për vazhdimësi në kampionatin italian. 

Skuadra nga Roma ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Genoa-s, në takimin e javës së 18-të në Serie A.

Për Lazion shënuan futbollistët Pedro (36'), Acerbi (75') e Zaccagni (81') dhe për Genoan Melogoni (86').

Portieri Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Elseid Hysaj, u paraqitën standardë për Lazion. Ata kontribuan për fitore. 

Hysaj u zëvendësua në minutën e 63-të dhe sulmuesi Vedat Muriqi u inkuadrua në atë të 84-tën. Lazio zë vendin e 8-të me 28 pikë e Genoa është e 19-ta ne 10 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat