E fillon me dorë të hekurt si presidenti i Federatës

Futboll

E fillon me dorë të hekurt si presidenti i Federatës

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:09
E fillon me dorë të hekurt si presidenti i Federatës

Samuel Eto’o është tashmë president u Federatës Kamerunase të Futbollit.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Barcelonës nuk i ka marrë gjërat shtruar, por ka filluar menjëherë të bëjë ndryshime.

Sipas mediave afrikane Eto’o ka pushuar nga puna disa persona për shkak se ata mbërritën me vonesë.

Eto’o kishte mbërritur në zyrë që në orën 6:45 dhe urdhëroi rojen që të mbyllte portën në 7.

Si rrjedhojë disa punonjës që erdhën në orën 8 morën njoftimin që të shkonin në shtëpi.

Samuel Eto’o nuk e ka marrë me shaka këtë punë dhe punonjësit e tjerë janë të paralajmëruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat