Ish-lojtari i PSG kundër Leonardos

Futboll

Ish-lojtari i PSG kundër Leonardos

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 13:45
Ish-lojtari i PSG kundër Leonardos

Çështja e rinovimit të Kylian Mbappe me PSG është një temë shumë e nxehtë në Paris teksa drejtuesit francezë prej më shumë se një viti janë duke u munduar ta bindin futbollistin të qëndrojë në vendlindjen e tij.

23-vjeçari është shumë i joshur nga ideja për të përfaqësuar Real Madrid, megjithatë, drejtori sportiv, Leonardo së fundmi ka theksuar se ka shanse të mira që Mbappe të qëndrojë në Paris. Por, ai që i është kundërvënë kësaj deklarate, ka qenë ish-futbollisti i PSG, Jerome Rothen i cili shprehet se Leonardo është duke i marrë të gjithë për idiot me deklaratat e fundit.

“Leonardo thotë atë që i shkon për shtat, ai po na bën për idiotë.

Nëse është dikush në kushtet për të mos folur mbi rinovimin e Mbappe, është pikërisht ai.

Pikërisht, prej Leonardos ka një vit që marrëdhëniet me Mbappe janë të tensionuara. Për një lojtar që kërkon të rinovojë është diçka që lë shumë për të dëshiruar”, u shpreh Rothen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat