Bëhet e ditur se kur do të nënshkruhet kontrata mes Interit dhe Onanas

Futboll

Bëhet e ditur se kur do të nënshkruhet kontrata mes Interit dhe Onanas

Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 14:31
Andre Onana

Portieri i Ajaxit Andre Onana raportohet se ka zgjedhur skuadrën e Interit si destinacionin e tij të radhës në karrierë.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur Fabrizio Romano, i cili ka bërë të ditur që Onana ka zgjedhur Interin para skuadrës së Barcelonës.

Po ashtu, Romano e konfirmoi që Onana do ta nënshkruajë kontratën e tij si lojtar i ri i Interit në muajin janar, dhe jo në dhjetor siç raportohej.

Onana do t’i bashkohet Interit në qershor të vitit 2022 si një lojtar i lirë, dhe do të jetë i gatshëm që nga sezoni 2022/23 për “Nerazzurët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat