Në Kosovë nisin ngacmimet...

Futboll

Në Kosovë nisin ngacmimet...

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 13:08
Në Kosovë nisin ngacmimet...

Nga dita e djeshme Ballkani është zyrtarisht pa trajner. Klubi vendosi të ndërpresë marrëdhënien me Bekim Isufin, i cili e renditi skuadrën në vendin e tretë me vetëm dy pikë diferencë nga kreu i renditjes, Gjilani.

Menjëherë pas ndarjes me Isufin, në stafin drejtues të klubit kanë nisur punën për gjetjen e teknikut të ri. Një nga opsionet e publikuara nga mediat dardane është Ilir Daja.

Trajneri i Partizanit ka një kontratë afatgjatë me të kuqtë dhe deri më tani drejtuesit i kanë besuar atij, por kjo nuk i pengon klubet e tjera ta mendojnë si opsion për drejtimin e stolit.

Gjithsesi, deri më tani gjithçka është hipotetike dhe Daja është vetëm një nga mundësitë.

Në lidhje me këtë çështje është pyetur edhe presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, i cili në fakt “ka dribluar”, duke u shprehur:

“Nuk kam kohë të merrem me gazetarë, kam punë të tjera tani, të Vitit të Ri”.

Nga ana tjetër Daja për momentin me siguri e ka mendjen vetëm te derbi, ku i duhet patjetër ta fitojë për të mbajtur gjallë shpresat për të arritur objektivat madhorë, që janë titulli apo kualifikimi në Ligën e Konferencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat