Conte qetëson tifozët

Futboll

Conte qetëson tifozët

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 18:13
Conte qetëson tifozët

Harry Kane kërkoi të provonte një aventurë të re në merkaton e verës. Manchester City ishte gati t’i plotësonte çdo dëshirë, por presidenti Daniel Levy refuzoi çdo ofertë dhe kapiteni mbeti te Tottenham.

Sulmuesi anglez ka kontratë me klubin londinez deri në vitin 2024, verën e ardhshme pritet të marrë oferta të tjera, por Antonio Conte qetëson tifozët në prononcimin e dhënë përpara ndeshjes me Crystal Palace.

Trajneri italian e vlerëson jashtë mase goleadorin 28-vjeçar dhe shpreh bindjen se e ardhmja e tij lidhet me Tottenham.

“Harry është plotësisht i përfshirë në projektin e Tottenham dhe më ka shfaqur disponueshmëri të madhe.

Ai ndihet i lumtur këtu me ne, e dalloj një gjë të tillë çdo ditë, në mënyrën se si i tërheq të gjithë shokët e tij në stërvitje dhe në dhomat e zhveshjes. Jam i kënaqur me atë që shoh”, deklaroi trajneri i Spurs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat