Veliu i kënaqur me Llapin: Rivalë për titull të kampionit - 5 klubet e para

Futboll

Veliu i kënaqur me Llapin: Rivalë për titull të kampionit - 5 klubet e para

Nga: Kemajl Goca Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 18:27
Veliu i kënaqur me Llapin: Rivalë për titull të kampionit - 5 klubet e para

Futbollisti Valmir Veliu ka pasur një vit për merak me ekipin e Llapit nga Podujeva, përveç trofeut të Kupës, fituan edhe Superkupën e Kosovës. Jo me kaq, sulmuesi Veliu është edhe në formacionin më të mirë të vitit 2021 në Kosovë.

Është jashtëzakonisht i shpejt dhe gjithnjë i jep zemër ekipit në çdo sfidë.

Synimi i tij është edhe në pranverë të jap maksimumin dhe me Llapin të arrijnë objektivat që kanë para vetes.

Si e sheh Llapin gjatë vjeshtës, i ka arritur pritshmëritë?

“Pritshmeritë janë arritur me Llapin. Jemi në objektivat e synuar, i cili klubi çdo herë i ndjek për të arritur Evropën”, tha Veliu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ai ndihet i lumtur që është në formacionin e vitit. “Në bazë të paraqitjeve të mia në kampionat, kam pasur nje shpresë për në formacion të vitit. 

Për mua është një motiv shtesë për të punuar më shumë”, tha me tej.

Llapi lufton per titull, cilët janë rivalët më të mëdhenj?

“Rivalët për titullin e kampionit, gjithsesi janë 5 klubet e para në tabelë”, tha Veliu. Llapi përfundon vjeshtën në vend të katërt me 29 pikë, 6 me pak se kampioni vjeshtor Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat