Atletico Madrid po konsideron transferimin mbrojtësit të Barcelonës

Futboll

Atletico Madrid po konsideron transferimin mbrojtësit të Barcelonës

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 22:45
Atletico Madrid po konsideron transferimin mbrojtësit të Barcelonës

Me Barcelonën që pritet të largojë disa lojtarë në afatin kalimtar të janarit, klubet janë rreshtuar për të përfituar nga situate.

Cadiz po i afrohet nënshkrimit të sulmuesit të huazuar, Luuk de Jong ndërsa ka pasur spekulime edhe për lojtarë si Sergino Dest dhe Clement Lenglet.

Ky i fundit është lidhur me një lëvizje te Tottenham Hotspur dhe Arsenal përpara afatit kalimtar të janarit dhe tani, “OK Diario” raporton se francezi është gjithashtu në radarët e rivalëve të Barçës në LaLiga, Atletico Madrid.

Skuadra e Diego Simeones ka qenë e dobër në mbrojtjen e triumfit të tyre në LaLiga dhe është pak a shumë jashtë garës për titullin në mes të edicionit. Ata janë të prirur të përmirësojnë pasurinë e tyre duke filluar nga janari kur sezoni rifillon dhe po shikonë përforcime në afatin kalimtar.

Mbrojtja, e cila është zakonisht pika më e fortë e Atleticos, është bërë zona më problematike këtë sezon. Stefan Savic dhe Jose Maria Gimenez kanë luftuar me lëdnime ndërsa Felipe dhe Mario Hermoso kanë performuar dobët.

Si rezultat, menaxheri, Diego Simenone është i etur për të forcuar opsionet e tij në zemër të mbrojtjes dhe ka ngushtuar në tre opsione, me Clement Lenglet të Barcelonës që është një prej tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat