Interi është gati të investojë 10 milionë euro për lojtarin e Galatasarayt

Futboll

Interi është gati të investojë 10 milionë euro për lojtarin e Galatasarayt

Më: 1 janar 2022 Në ora: 16:20
Victor Nelsson

Sipas raportimeve të gazetës turke Sporx, Interi do të ishte gati të blejë mbrojtësin e Galatasaray, Victor Nelsson.

Lojtari i lindur në ’98 ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë euro, por për mediat turke ai mund të transferohet për një shumë më të ulët, teksa Marotta & Co janë gati të investojnë 10 milionë për kartonin e tij.

Për momentin duket e vështirë për zikaltërit të investojnë për një blerje përfundimtare në janar, është më e lehtë që negociatat të zhvillohen me synimin për ta blerë atë në verë, veçanërisht në rast largimi të një titullari.

Sigurisht, frika është që De Vrij në fund të sezonit të largohet pasi Raiola është duke e ofruar në klube të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat