Dani Olmo është lojtari i radhës pozitiv

Futboll

Dani Olmo është lojtari i radhës pozitiv

Më: 4 janar 2022 Në ora: 15:14
Dani Olmo është lojtari i radhës pozitiv

Dani Olmo është lojtari i radhës në top pesë ligat evropiane që rezulton pozitiv me Covid-19.

Lojtari katalan është mirë me shëndetin dhe do t’iu nënshtrohet testeve të tjera në të ardhmen.

Anash Dani Olmo, edhe Nordi Mukiele dhe Benjamin Henrichs kanë rezultuar pozitiv.

Ai duhet të presë derisa testi i tij të tregojë rezultatin negativ, për t’u kthyer në stërvitje.

Olmo lidhej me një rikthim të mundshëm te Barcelona, por një gjë e tillë duket se nuk do të ndodh. Së paku jo në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat