Inter zgjedh pasardhësin e Handanoviç

Futboll

Inter zgjedh pasardhësin e Handanoviç

Më: 4 janar 2022 Në ora: 18:02
Inter zgjedh pasardhësin e Handanoviç

Interi ka arritur marrëveshje për blerjen e André Onanës. Portieri aktualisht te Ajax do të jetë trashëgimtari i Handanoviç, i cili është te Nerazzurrët që nga viti 2012.

Njoftimi i portierit kamerunas pritet në fillim të shkurtit. Aktualisht Onana po vuan ende skualifikimin që i është vendosur.

Interi i Simone Inzaghit është një nga skuadrat më të mira në ligë si Napoli dhe Milani. Zikaltërit po rikthehen nga ndeshja e diskutueshme kundër Sassuolos ku protagonist ishte Handanoviç.

Portieri slloven ishte në qendër të polemikave për atë kontakt me Defrel që nuk u konsiderua faull nga arbitri. Një episod që ndau edhe zikaltërit të cilët nuk humbën rastin për të vënë në shënjestër portierin zikaltër. Prej disa kohësh, në fakt, një neglizhencë e ishi i Udinezes, ka bërë që tifozët të dalin kundër.

Për këtë motiv, edhe për këtë arsye, Interi është në kërkim të një portieri të ri që mund të marrë trashëgiminë e Handanoviç. Edhe ky i fundit ka një kontratë që skadon në qershor të 2022 dhe në moshën 37-vjeçare ka ardhur koha për një ndryshim drastik.

Marotta ka identifikuar tashmë zëvendësuesin duke bllokuar praktikisht blerjen e André Onanës. Ai do të jetë portieri i Interit duke filluar nga sezoni 2022-23. Portieri kamerunas, aktualisht i regjistruar në Ajax, ka gjithashtu një kontratë që skadon në vitin 2022 me holandezët të cilën nuk do ta rinovojë.

Gardiani kamerunas, i cili paraditën e sotme zbarkoi në Milano për të kryer testet mjekësorë, të cilat i kaloi me sukses, ku nuk ka vonuar edhe firmosja e kontratës.

Siç raportojnë edhe mediat italiane, portieri Onana ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me zikaltërtit, ndërsa zyrtarizimi i tij si lojtar i Interit pritet të ndodhë së shpejti.

Onana do transferohet tek Interi me parametra zero, pasi kontrata e tij me skuadrën e Ajaxit i skadon më 30 qershor dhe kamerunasi zëvendëson kështu portierin Handanoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat