Eriksen: Vdiqa vetëm për 5 minuta

Futboll

Eriksen: Vdiqa vetëm për 5 minuta

Më: 4 janar 2022 Në ora: 18:28
Christian Eriksen

Christian Eriksen po stërvitet i vetëm, pas ndarjes me skuadrën e Interit.

Danezi pësoi një arrest kardiak gjatë Evropianit dhe u shpëtua në minutat e fundit nga stafi dhe shokët. Mesfushori ka folur rreth kësaj teme, por nuk mungon pozitiviteti në rrëfimin e tij.

“Ishte diçka e bukur pasi njerëzit më shkruanin shumë. Kur isha në spital ata vazhdonin të më dërgonin lule. Kjo ishte e çuditshme sepse nuk e prisja që njerëzit të dërgonin lule vetëm sepse kisha ndërruar jetë për 5 minuta. Gjithsesi, ishte diçka shumë e bukur dhe dua t’i falënderoj të gjithë.”

Eriksen tashmë është pa skuadër pasi ndërpreu kontratën me Interin, për shkak se qeveria nuk e lejoi të luante në Itali me një aparat frymëmarrjeje në trup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat