PSG blindon brazilianin me kontratë të re, zyrtarizimi pas mbylljes së merkatos

Futboll

PSG blindon brazilianin me kontratë të re, zyrtarizimi pas mbylljes së merkatos

Më: 5 janar 2022 Në ora: 12:26
Marquinhos

Marquinhos do të vazhdojë të jetë pjesë e Paris Saint Germain.

Klubi parizien ka nisur bisedimet me qendërmbrojtësin për rinovimin e kontratës, edhe pse kontrata e tij aktuale përfundon në vitin 2024.

Sipas mediave, duket se palët kanë arritur marrëveshjen dhe shumë shpejt 27-vjeçari, i cili është pjesë e klubit francez që nga vitit 2013, kohë kur u transferua nga italianët e Romës, do ta zgjasë kontratën e tij me francezët deri në vitin 2026.

Pritet që zyrtarizimi i marrëveshjes dhe hedhja e firmës mbi kontratën e re do të bëhen publike pas mbylljes së merkatos së dimrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat