Ancelotti nuk është ende i kënaqur me Hazardin

Futboll

Ancelotti nuk është ende i kënaqur me Hazardin

Më: 6 janar 2022 Në ora: 16:14
Ancelotti nuk është ende i kënaqur me Hazardin

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti nuk është ende i kënaqur me nivelin e paraqitjeve të yllit belg, Eden Hazard.

Real Madridi fitoi ndaj Alcoyanos si mysafir me rezultat 3-1 në kuadër të Kupës së Mbretit duke u kualifikuar në 1/8-tën e finales. Golat për Los Blancos u shënuan nga Eder Militao, Marco Asensio dhe një autogol nga Jose Juan.

Në këtë ndeshje për 70 minuta luajti edhe ylli belg, Hazard, por paraqitja e tij ende nuk është më e mirë dhe Ancelotti e pranon se donte më shumë nga ai.

“Ai duhet të tregojë besim më të madh në situatat një kundër një, sepse ai ka cilësinë për të mposhtur lojtarin që e ruan”, ka thënë fillimisht Ancelotti.

“Ai gradualisht do të kthehet në maksimumin e tij dhe forma e tij është përmirësuar nga ku ishte disa muaj më parë”.

“Le të shpresojmë që ai të kthehet së shpejti dhe të performojë sa më mirë”, përfundoi trajneri i Real Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat