Sermaxhaj ndahet me Dritën 

Futboll

Sermaxhaj ndahet me Dritën 

Nga: K.G. Më: 6 janar 2022 Në ora: 20:43
Sermaxhaj ndahet me Dritën 

Genc Sermaxhaj nuk është kryetrajner i Dritës U-19 nga Gjilani. Sermaxhaj ka bërë të madhe në këtë kolektiv dhe falë tij u ngritën në Superligën e Kosovës U-19.

Sermaxhaj konfirmon ndarjen me klubin. 

“Ju njoftoj që bashkëpunimi im me klubin e FC Drita përfundoi sot!

E falënderoj klubin për mundësinë dhe korrektësinë. 

Njëherit falënderoj drejtorin e shkollës Z. Beqir Rukovci dhe kolegët e mi trajnerë për bashkëpunim të sinqertë e profesional. 

Të gjithë futbollistëve iu dëshiroj sukses dhe i falënderoj për disiplinë e respekt për gjatë katër viteve tek klubi i Dritës U19. 
Jam krenar me punën dhe suksesin e arritur bashkë!”,
ka bërë të ditur Sermaxhaj.

Drita U-19 renditet në vend të dhjetë me 20 pikë gjatë stinorit vjeshtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat