Muller: Është diçka që nuk e kishim parashikuar

Futboll

Muller: Është diçka që nuk e kishim parashikuar

Më: 7 janar 2022 Në ora: 13:37
Muller: Është diçka që nuk e kishim parashikuar

Një ndeshje e vështirë pritet të jetë kjo e sotmja në “Allianz Arena” për Bajernin e Mynihut që do të bëjë pa shumë titullarë. Mesfushori gjerman, Thomas Muller, kërkoi të ruante qetësinë përpara një situate jo nor- male.

“Është diçka që nuk e kishim parashikuar, edhe pse e dinim që në një kohë si kjo që po jetojmë, gjëra tilla mund të ndodhin.

Është vështirë të flasësh për futboll në këto momente, por kjo është puna jonë, për këtë paguhemi, kështu që mjaft me justifikime, le të zbresim në fushë dhe të japim maksimumin”, tha Muller.

PËR FORMACIONIN – “Kemi shumë lojtarë të kombëtares që kanë kualitet dhe mund të bëjnë diferencën në ndeshje të tilla. Djemtë që vijnë nga akademia janë stërvitur rregullisht me ne, shpresoj që atë të mos kenë emocione dhe të tregojnë sa vlejnë. Ndonjëherë mjafton një ndeshje e tillë për të bërë hapin e madh në karrierë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat