Shtyrja për ndeshjen e parë në stadiumin e ri

Futboll

Shtyrja për ndeshjen e parë në stadiumin e ri

Më: 7 janar 2022 Në ora: 15:57
Shtyrja për ndeshjen e parë në stadiumin e ri

Futbollisti i Kukësit, Kristi Marku ka folur për vazhdimësinë e sezonit te verilindorët. Mes optimizmit të madh, nuk mund të mungonte dëshpërimi për shtëpinë e re.

Pavarësisht se pritej që në nëntor për ndeshjen e parë që do të zhvillohej në stadiumin e ri, afatet janë kapërcyer dhe as kundër Dinamos nuk do të kemi përmbushjen e dëshirës.

“Na vjen shumë keq me thënë të drejtën duke parë edhe dëshirën e madhe të tifozëve, por edhe për ne do ishte shumë pozitive ta nisnim këtë vit në shtëpinë tonë.

Gjithsesi ne jemi mësuar që të luajmë jashtë stadiumit tonë”, u shpreh Marku për “Report TV”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat