Në bisedime me lojtarin e Kombëtares kuqezi

Futboll

Në bisedime me lojtarin e Kombëtares kuqezi

Më: 8 janar 2022 Në ora: 11:58
Naser Aliji

Klubi i Shkëndijës e ka nisur në mënyrë të vrullshme këtë merkato. Zyrtarizimi i Ferhan Hasanit ishte një goditje e madhë për kuqezinjtë, që nuk kanë ndër mend të ndalen me kaq.

Sipas asaj që bën me dije “Infosport.mk“, skuadra nga Tetova është në bisedime për të siguruar firmën e një lojtari që ka mbajtur veshur edhe fanellën e Kombëtares.

Bëhet fjalë për Naser Alijin, i cili ka dhënë fund me Budapest Honvedin dhe tashmë është një lojtar i lirë.

Mbrojtësi i majtë do të ishte një vlerë mjaft e madhe për ekipin e Shkëndijës, që do të rriste ndjeshëm cilësinë në skuadër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat