Roma prezanton lojtarin

Futboll

Roma prezanton lojtarin

Më: 8 janar 2022 Në ora: 18:47
Maitland-Nile

Roma ka zyrtarizuar transferimin e Maitland-Niles, të cilin e ka huazuar deri në fundin e sezonit: 500 mijë euro për huazimin plus 500 mijë në bonuse.

“Jam entuziast që jam këtu dhe pres me padurim që të filloj”, ka deklaruar Maitland-Niles në intervistën e tij të parë si verdhekuq.

“Falënderoj të gjithë tifozët për të gjithë mbështetjen që më kanë treguar që tani. Shpresojmë të bëjmë gjëra të mëdha deri në fundin e sezonit”.

Anglezi 24-vjeçar, në gjendje të mbulojë disa role mes mbrojtjes dhe mesfushës, do të mbajë fanellën me numrin 15.

“Me Maitland-Niles i dorëzojmë Roma-s një futbollist të ri, i cili di të mbulojë role të ndryshme”, ka thënë menaxheri i përgjithshëm Tiago Pinto.

“Kur kemi folur me Ainsley, kemi mbetur të goditur nga entuziazmi i tij për t’u bashkuar me grupin tonë dhe që të vihet në dispozicion të Mourinho-s”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat