Roy Kean ironizon me Arsenalin: Skuadër kafesh

Futboll

Roy Kean ironizon me Arsenalin: Skuadër kafesh

Më: 10 janar 2022 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Arsenali u eliminua në rrethin e tretë të FA Cup nga skuadra e Championship, Nottingham Forest këtë të diele dhe Roy Keane ishte njëri nga ata që ka drejtuar kritika të ashpra për paraqitjen e skuadrës së Mikel Artetas 

Një gol në fund të ndeshjes nga Lewis Grabban ishte vendimtar për vendasit për t’i rezervuar një humbje Topxhinjve dhe ish mesfushori i Manchester United, Kean beson se Arsenalit i mungoi konkretizimi, pavarësisht stilit atraktiv të lojës. 

“Ishin të tmerrshëm. Ata dukeshin si Real Madridit por ata luanin si një skuadër kafesh”, tha ai për ITV. 

“Ata ende luajnë butë. Ne ishim duke i shikuar ‘live’ dhe mendonim: Arsenali është këtu për ta marrë atë që dëshiron. Ata nuk e treguan këtë në fushë. Arsenali e mori atë që meritoi sonte. Kanë bërë disa hapa prapa me këtë humbje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat