Ndërron jetë shoku i skuadrës së shqiptarëve

Futboll

Ndërron jetë shoku i skuadrës së shqiptarëve

Më: 11 janar 2022 Në ora: 11:01
Ndërron jetë shoku i skuadrës së shqiptarëve

Paraditja e kësaj të marte vjen me një lajm të hidhur për futbollin, për atë turk në veçanti. Ndahet nga jeta si pasojë e një aksidenti automobilistit në moshën 27-vjeçare futbollisti i Konyasporit në Superligën Turke, Mehmet Çalik. Kujtojmë që në këtë skuadër luajnë dy futbollistët e Kombëtares Shqiptare, sulmuesi Sokol Cikalleshi dhe mesfushori Endri Çekiçi.

Ngjarja e rëndë, sipas medieve turke, ndodhi rreth orës 9:00, teksa automjeti me targë 06 CLK 94, i përdorur nga futbollisti Ahmet Çalik, doli jashtë kontrollit në aksin Ankara-Niğde dhe u përmbys jashtë rrugës.

Pavarësisht se ndihma e shpejtë dhe forcat e sigurisë mbërritën shumë në kohë rekord në vendngjarje, nuk qe e mundur që Çalik të mbijetonte.

Gjatë kontrollit të kryer nga mjekët, u konstatua se Ahmet Çalik, i cili ndodhej i vetëm në automjet, kishte ndërruar jetë në vend.

Ahmet Çalik e ka nisur karrierën te Gençlerbirliği, skuadër ku luajti nga viti 2011 deri më 2017, para se të transferohej te Galatasaray për 2.5 milionë euro. Pas tre sezonesh në klubin e famshëm të Stambollit, në vitin 2020 kaloi te Konyaspori. Ahmet Çalik është aktivizuar në 8 ndeshje me përfaqësuesen e Turqisë, duke shënuar një gol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat