Bitri zyrtarizon kthimin te Partizani

Futboll

Bitri zyrtarizon kthimin te Partizani

Më: 11 janar 2022 Në ora: 11:27
Bitri zyrtarizon kthimin te Partizani

Eneo Bitri do të jetë lojtar i Partizanit. Vetë mbrojtësi e ka njoftuar diçka të tillë përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, duke e konsideruat skuadrën e kuqe si shtëpinë e tij. Pas aventurës në Kazakistan me skuadrën e Astanës, beratasi ka vendosur tw rikthehet në Superiore, ku ka preferuar që të bashkohet me ish-skuadrën e tij, me të cilën ka fituar një Superkupë.

Në gjysmën e edicionit që u aktivizua me Astanën, Bitri numëron 17 ndeshjes mes kampionatit, Kupës dhe sfidave evropiane, ku arriti që të shënonte 2 gola në Conference League.

Aventura në Kazakistan nuk shkoi sipas pritshmërive dhe palët kanë ndërprerë marrëveshjen me konsensus. Për Bitrin interesim kishte dhe Kukësi, por vetë 25-vjeçari që vendosi për t’u bashkuar me 16 herë kampionët.

Afrimi i Bitrit do të jetë i treti për skuadrën e kuqe, që ka zyrtarizuar marrëveshjen me sulmuesin Xhuliano Skuka dhe mesfushorin Sherif Kallaku. Mbrojtësi e njeh mirë skuadrën e kuqe dhe mund të konsiderohet një përforcim i vlefshëm për repartin e mbrojtjes së Partizanit. Kryeqytetasit kanë grumbulluar 18 pikë pas 15 javëve të zhvilluara deri më tani dhe pozicionohen në vendin e pestë, 15 pikë pas Tiranës kryesuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat